Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes është mbledhur paraditen e kësaj të diele për të shoshitur mosmarrëveshjet e brendshme të shpërthyera së fundi, ku në shnjëstër është vetë themeluesi dhe lideri historik, ndonëse jo kryetar, Albin Kurti.
I ndodhur aktualisht në burg, ai u ka drejtuar një letër pjesëmarrësve dhe posaçërisht Aida Dërgutit, gruas që e fyeu dhe që u bë shkak për plasjen e ujrave në këtë forcë.
“Aidën e fal edhe po të mos më kishte kërkuar fjale, ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Ajo nuk është fajtore, ajo është mashtruar. Vetëvendosje ka nevojë për më shumë transparencë dhe llogaridhënie. VV ka nevojë për aktivistë por asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar Kurti ndër të tjera Kurti. /tesheshi.com/