Kryeministri Rama mblodhi kabinetin e tij për një analizë 6-mujore, duke zgjedhur Golemin, aty ku në hotele janë strehuar të pastrehët e tërmetit. Ky i fundit, pasojat, kanë qenë temë kryesore e asaj çfarë është diskutuar, e më pas përcaktuar në vendimmarrje.
“Kemi pasur një pjesë të rëndësishme për rindërtimin. Kemi një plan shumë solid për të nisur procesin e rindërtimit.
Objektivi ynë është që brenda pranverës gjithçka të jetë e nisur dhe brenda 6-mujorit të parë një pjesë e madhe e atyre që janë sot në banesat individuale të jenë sistemuar në një shtëpi të re.
Ndërkohë që, sigurisht, ata që do të hyjnë në apartamente në lagjet e reja që do ndërtohen, do vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e qirasë, deri kur të jenë gati për të ardhur në shtëpitë e reja”, në një prononcim për mediat. /tesheshi.com/