Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mbirë nga guri: fshati portugez që gjallon mes shkëmbinjve gjigandë

by te Sheshi
16/05/2018
in Kryesore, Turizëm & Udhëtime
Reading Time: 5 mins read
A A
Mbirë nga guri: fshati portugez që gjallon mes shkëmbinjve gjigandë

Për qindra vjet, banorët e fshatit të vogël në majë të kodrës, Monsanto, janë përshtatur me mjedisin e tyre unik duke ndërtuar shtëpitë nën, mbi apo midis shkëmbinjve masivë të granitit.

Vendosur në zonën e valëzuar të Beira Baixa të Portugalisë, vetëm 25 kilometra nga kufiri me Spanjën, fshati i vjetër i Monsantos ngrihet sipër një lugine në faqen e pjerrët të një kodre.

Këtu, rrugët e ngushta me guralecë janë gdhendur në peizazhin shkëmbor, dhe shtëpitë duken si të shtrënguara midis dhe nën gurët e mëdhenj të granitit që peshojnë deri në 200 tonë e që janë sit ë vërtitur rreth malit. Për shkak të kësaj paraqitjeje jashtëtokësore, ku shkëmbinjtë shërbejnë si çati dhe mure për pothuajse 800 banorët, Monsanto (Mali i Shenjtë) ka ndryshuar shumë pak që kur u shfaq për herë të parë nga guri 500 vjet më parë.

Më atipiku ndër tipikët

Falë dukjes së lashtë, Monsanto u votua si qyteti “më portugez” në një konkurs kombëtar në vitin 1938. Që prej asaj kohe, kufizimet në ndërtim e kanë lejuar atë të mbijetojë si një lloj muzeu i gjallë. Sot, Monsanto listohet si një prej 12 fshatrave historike të Portugalisë.

Rrugët e ngushta të zemrës historike të fshatit janë tepër të pjerrëta për makinat, kështu që banorët ecin me shpejtësinë e një kërmilli përgjatë rrugicave që ndjekin drejtimin përqark shtratit të shkëmbinjve, duke ndalur shpesh për të mbledhur frymën. Shtëpitë me çatitë e kuqe janë ose të gdhendura direkt nga shkëmbinjtë e granitit, ose të ngritura midis shkëmbinjve, ose të dyja këto – e shpesh duken si xhuxhe përballë shkëmbinjve apo sikur po shtypen prej tyre. Dhe në rastin e Casa de Uma Só Telha, apo ‘Shtëpisë me vetëm një pllakë’, e tërë çatia është formuar nga një pllakë e vetme shkëmbore.

Histori e formësuar nga vendndodhja

Për shkak të pozicionit të tij strategjik në majë të malit, Monsanto prej kohësh ka qenë në shënjestër të çdokujt që ka vënë ndonjëherë këmbën në luginën e zhytur në diell. Pushtuar nga romakët, sulmuar nga vizigotët dhe marrë nga arabë, ishin templarët ata që ndërkohë, ndërtuan kështjellën në majë të kodrës në shekullin e 12-të, e cila ende qëndron roje sipër fshatit.

“Asnjëherë nuk e di me siguri në Monsanto, nëse shtëpia ka lindur nga guri apo nëse shkëmbinjtë kanë dalë prej shtëpisë”, thuhet në fshat.

Kukullat marafona pa fytyrë të Monsantos

Përveç të jetuarit në shtëpi prej shkëmbi dhe të luajturi adufe (instrument tradicional maur), shumë gra të moshuara në Monsanto ende punojnë dhe shesin kukullat marafona, frymëzime pagane.

Marafonat bëhen duke mbërthyer shkopinj druri në formën e kryqit dhe duke i mbështjellë ato me fustane të punuara me dorë, tradicionale e plot ngjyra. Kukullat që nuk kanë fytyrë besohet se zotërojnë fuqi mbrojtëse dhe lidhen me një mit portugez të fertilitetit.

Tradicionalisht, marafonat vendoseshin nën shtratin e të sapomartuarve – sidomos në natën e tyre të parë të martesës.

Çdo vit, në maj gjatë Festa da Divina Santa Cruz de Monsanto, gratë ende sjellin marafona në kështjellën e braktisur në majë të kodrës kur ato kërcejnë, këndojnë dhe luten për fertilitet gjatë Festivalit të Kryqit të Shenjtë.

Fshatarët kanë jetuar gjithnjë pa tokë. Mjafton të endesh nëpër rruginat e ngushta të Monsantos dhe do të shohësh streha të gdhendura në granit për derrat, pulat dhe kafshë të tjera, dhe nuk është e pazakontë të shohësh barinj që drejtojnë delet dhe dhitë e tyre përmes fshatit. Ka madje, një përrallë për atë sesi një kafshë ndihmoi të shpëtonte Monsanton nga pushtimi.

Sipas legjendës, gjatë një rrethimi njëvjeçar, banorëve iu ishin mbaruar të gjitha furnizimet, përveç një lope dhe një thesi me grurë. Ata vendosën të ushqejnë lopën me grurin e mbetur dhe më pas e hodhën kafshën e dhjamosur nga ushqimi nga murët e kështjellës tek armiqtë e tyre poshtë. Kur ata panë kafshën që ishte e ushqyer me grurë, pushtuesit u habitën sesa shumë ushqim kishte ende fshati i rrethuar dhe menduan se nëqoftëse një lopë kishte mbetur aq e shëndetshme gjatë sulmit që kishte zgjatur një vit, fshati me siguri do të mbijetonte, ndaj edhe u tërhoqën.

Ndërkohë që banorët nuk hedhin më lopë nga muret, kjo ngjarje ende festohet me ëndje gjatë Festa da Divina Santa Cruz de Monsanto, kur fshatarët vishen me rroba tradicionale dhe bëjnë paradë deri tek citadel duke mbajtur poçe me lule. Kur ata arrijnë në majë, ata thyejnë poçet, duke i lënë lulet të rrëzohen poshtë spektatorëve që përkujtojnë dhe festojnë mbijetesën e Monsantos.

Zbritja më poshtë malit

Gjatë këtij shekulli, banorët e Monsantos kanë preferuar të zhvendosen drejt këmbës së kodrës, më pak të pjerrët e shkëmbore, që është e kalueshme edhe me makinë e autobuz. Sot, maja shkëmbore është e populluar vetëm nga rreth 100 njerëz.

“Nuk jetojmë më në epokën e Gurit”, thotë një banore. “Nuk duam ta ndryshojmë fshatin tonë, por duam të shijojmë lehtësitë e kohëve moderne”.

Deri 20 vjet më parë, fshatarët në majë të faqeve të pjerrëta të Monsantos ishin kryesisht fermerë që mbështeteshin tek gomerët për transportin. Tani, shumë punojnë në një fabrikë aty afër dhe disa kanë internet brenda shtëpive të tyre të gurta. Të tjerë kanë hapur dyqane të vegjël suvenirësh për të rritur paksa pensionet apo të ardhurat e tyre modeste.

Hapa drejt turizmit

Disa banorë të Monsantos kanë nisur të transformojnë shtëpitë e tyre në restorante, kafene dhe bujtina.

Disa fshatarë kanë frikë se kjo pjesë e lartë, historike e vendbanimit është në rrezik shuarjeje. Por për aq kohë sa vizitorë kuriozë vijojnë të ngjiten faqeve të rrëpirta dhe të kalojnë natën aty, të mrekullohen me marafonat misterioze dhe të hanë brenda guvave të granitit, Monsanto antik mund të dëshmojë se do i mbijetojë edhe një tjetër testimi të kohës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…
Individualitet

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë
Azia

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025
Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza
Kryesore

Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

22/05/2025
Next Post
Dietologia: Si duhet të ushqeheni gjatë muajit të Ramazanit?

Dietologia: Si duhet të ushqeheni gjatë muajit të Ramazanit?

Fatmir Xhafaj pason Edi Ramën: Përgjimi, sajesë dhe  shantazh. Ta hetojë prokuroria

Fatmir Xhafaj pason Edi Ramën: Përgjimi, sajesë dhe shantazh. Ta hetojë prokuroria

QASJE/ Një konflikt kulturash: të jesh musliman në shekullin e 21-të

QASJE/ Një konflikt kulturash: të jesh musliman në shekullin e 21-të

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni