Pas shpalljes së masave të reja COVID, kryeministri Rama apeloi që ato të zbatohen, duke ftuar për të duruar së paku dy javë, në përpjekje për frenimin e galopit të infektimeve në vend.
“Masat e reja duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim.
Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht. Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej”, shkroi i pari i qeverisë. /tesheshi.com/