Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, tha se kryeministri Hoti “mund ta gënjejë publikun sa të dojë”, por ai “nuk do t’i ikë krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”.
“Ai, në takimet në Bruksel, këndon këngë tjetër dhe jo vetëm që premton se do ta mundësojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, por edhe garanton autorizime shtesë për të”, tha Gjuriç në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e Zyrës për Kosovën t.
Gjuriq, i cili është edhe udhëheqës i delegacionit të Serbisë në bisedimet në nivel ekspertësh me Kosovën, tha se Hoti duhet të ndërmarrë urgjentisht hapa për të formuar Asociacionin, sipas tij, pas një vonese 7-vjeçare.
Formimi i Asociacionit është paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. /tesheshi.com/