Maqedonia Veriore është një aleat i rëndësishëm i NATO-s, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës në mesazhin e tij urues me rastin e vitit të parë të anëtarësimit të vendit në Aleancë.
Në një videomesazh me këtë rast, ai theksoi se Maqedonia e Veriut është një vend sovran, i cili ka vendin e saj në Aleancë.
“Eshtë fundi i një udhëtimi të shtruar me guxim dhe vendosmëri, i cili e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në një rrugë të stabilitetit dhe prosperitetit, të rrethuar nga 29 miq dhe aleatë. Kjo është mirë për qytetarët e Maqedonisë Veriore, sigurinë rajonale dhe transatlantike,” tha Stoltenberg, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Shkup.
Maqedonia Veriore filloi procesin e anëtarësimit në NATO në gjysmën e dytë të 2018, pasi mori një ftesë për t’u bërë anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike në botë në 12 korrik të atij viti, në samitin e Aleancës në Bruksel.
Dy vjet më vonë, në mars 2020, vendi u bë anëtari i 30-të i NATO-s.
BE e ka përshkruar hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO si humbje të Rusisë në vend, duke theksuar përpjekjen e Moskës për të rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor. /tesheshi.com/