Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka shpallë konkursin e ri për 500 vende të reja pune si policë( kadetë).
Zv/ministri i MPB-së, Agim Nuhiu thotë se “edhe në këtë konkurs do të respektohen si kriteret ligjore për seleksionim ashtu edhe detyrimi konstitucional dhe ligjor për përfaqësim të drejtë”.
“Gjithë shqiptarët që i plotësojnë kushtet duhet të aplikojnë në këtë konkurs sepse detyrim ligjor është që të ketë përfaqësim adekuat të pakicave në shtet. Apliko dhe bëhu pjesë e Policisë së Shtetit!”, ka shkruar Nuhiu në profilin e tij në Facebook. /tesheshi.com/