Uashintoni ka përcjellë një qëndrim të ashpër kundër aktit të opozitës për djegien e mandateve, duke mos lënë asnjë hapësirë “mirëkuptimi”. Ka qenë një Ambasada Amerikane në Tiranë ajo që madje u ka bërë thirrje deputetëve që të mos iu binden krerëve të tyre partiakë.
“Një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese. Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”, thuhet në reagimin e përfaqësisë së Uashingtonit në Tiranë.
Ka reaguar njeriu në krye të këtij aksioni politik të paprecedent, kreu demokrat Basha, duke zgjedhur të citojë Lincolnin.
“Nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë por dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: Se ky komb nën zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe”, tha Basha. /tesheshi.com/