Kur ende në ajër endet dhimbja e trishtimi i një shoqërie pas shuarjes tragjike të një familjeje në një aksident të premten në aksin Fier – Vlorë, goditur nga pas nga një Audi luksoz me shpejtësi sketerrë, me një 20-vjeçar në timon, në Tiranë një tjetër makine tipike nga ato që përdoren nga të rinj ka humbur kontrollin e ka përfunduar në Lanë. Më parë, ajo ka goditur dhe një të moshuar në trotuar, i cili është transportuar për në spital.
Edhe pse Policia ende s’jep detaje, kush ishte në timon dhe pse ai që ishte e humbi kontrollin, është e lehtë të merret me mend se është fjala për të njëjtën kategori poseduesish, të cilët po shtojnë aksidente të tilla brenda apo jashtë qyteteve, deri dhe me pasoja fatale.
Në Tiranë janë bërë një kronikë e zakonshme tashmë. E fundit qe ajo në rrugën e Porcelanit, ku nga hipja mbi trotuar e një Benzi të shtrenjtë, u aksidentua deri në gjymtin një 23-vjeçare. Në timon qe një i ri, i biri i ish-kreut të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Për koiçidencë, si në këtë rast e si në atë të më të fundit në aksin Fier – Vlorë, të dy të rinjtë shkaktarë janë me origjinë nga Tropoja, njëri Breçani e tjetri Madani.
Sigurisht, kjo nuk e penalizon apo demonizon aspak Tropojën dhe njerëzit e saj. Është thjesht një koiçidencë. /tesheshi.com/