Një bodybuilder britanik me famë botërore është shuar tragjikisht, për ironi, i treti në radhë në këtë sport. Neil Currey vdiq në moshën 34-vjeçare, raportojnë mediat, duke saktësuar se ai vrau veten.
Pra, tronditëse për botën e bodybuilding është fakti se bëhet fjalë për vdekjen e tretë të një konkurrenti në këtë sport brenda një muaji.
Currey u parapri në vdekje nga Hugo Sergio Pereira, i cili vdiq në një zjarr në shtëpinë e tij, si dhe nga Lisa Lyon, e cila vdiq nga kanceri në stomak.
Bodybuilderi kanadez Fouad Abiad lavdëroi Currey duke thënë se “etika e tij e punës ishte e pakontestueshme” dhe “ai kishte aq shumë potencial që ishte ende i pashfrytëzuar”. /tesheshi.com/