Sa herë keni fituar një çmim për mundin tuaj nga makina me xhetona? Apo, a ju ka ndodhur të jeni kaq afër për ta kapur lodrën tuaj, por në fund ju bie “nga duart”?
Nuk jeni ju pafat, por janë këto makineri që janë të programuara si të tilla. Ingranazhi i tyre i brendshëm mundëson një përqindje të rastësishme fitimesh.
Gjithashtu janë të programuara që të jenë të ngurta mjaftueshëm sa të mos lejojnë fleksibilitet për të mundësuar kapjen e një objekti dhe në fund të përfundojë minutazhi pikërisht atëherë kur të jeni gati duke kapur objektin.
Herës tjetër mos u mashtroni më nga këto makina, janë thjeshtë një mënyrë për “të vjedhur” qindarkat tuaja./tesheshi.com/