Aston Martin ka zbuluar një makinë të re sportive të aftë për një agjent sekret – me një dizajn të lëmuar, një shpejtësi maksimale nga 0-100 km/h ne 3.7 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 380 km/h dhe kushton 121 mijë euro.
Ajo mund të arrijë shpejtësinë e saj të lartë në sajë të një motori katër litërsh, binjak turbo V8, i cili është i lidhur me transmetimin automatik ZF , shkruan albeu.com.
Karakteristikat e larta në fund të makinës përfshijnë ulëse prej lëkure dhe fibër karboni.
Vantage i ri është pasardhësi i Aston Martin makina më e shitur dhe u prezantua për herë të parë në vitin 1951.
Milionerët do të duhet të presin edhe disa muaj për ta marrë në dorë këtë makinë.
Dërgesat fillojnë nga mesi i vitit 2018, njoftoi firma me qendër në Warwickshire./tesheshi.com/