Kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi, ka treguar edhe anën e saj humane duke ju dalë në ndihmë fëmijëve me kancer, për çka ka shitur numrin me të cilin ka fituar Medaljen e Artë në Brazil. Është ku një gjest që ngjan dhe si një leksion etik ndaj kryemininistrit Haradinaj, në debatin e shpërthyer mbi rritjen e rrogës që ai i ka bërë vetes dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Ajo ka ftuar të gjithë të dhurojnë për fondacionin “Care for Kosova Kids” që t’iu mundësohet një shans për jetë fëmijëve të prekur nga kanceri.
“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaqet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare. Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dhuroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të sherohen me ndihmën tuaj”, shkruan Kelmendi në Facebook. /tesheshi.com/