“Britania duhet të kërkojë falje për deklaratën e saj të vitit 1917, në të cilën mbështet formimin e e atdheut hebre në Palestinë, dhe duhet ta njohë Palestinën si shtet,” ka thënë të enjten presidenti palestinez Mahmoud Abbas.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Abbas ka deklaruar se populli palestinez ka vuajtur shumë për shkak të Deklaratës së Balfurit, në të cilën Britania ka favorizuar krijimin e një shteti kombëtar për popullin hebre në Palestinë, por kjo nuk duhet t’i minojë të drejtat e tjerëve që jetojnë atje.
“Ndërkohë që po i afrohemi 100-vjetorit të kësaj deklarate famëkeqe, ne kërkojmë nga Britania e Madhe që të nxjerrë mësimet e duhura dhe të mbajë përgjegjësinë e saj historike, ligjore, politike, materiale dhe morale, për pasojat e kësaj deklarate, duke përfshirë një kërkim faljeje popullit palestinez për katastrofën, mjerimin dhe padrejtësinë që ka shkaktuar kjo deklaratë, e të korrigjojë pasojat e saj, përfshirë njohjen e shtetit të Palestinës,” tha Abbas.
“Kjo është më së paku çfarë Britania mund të bëjë!” /tesheshi.com/