Presidenti Macron e ka bërë të qartë dhe njëherë se pse ai vendosi veton kundër negocoiatave si me Shqipërinë e si me Maqedoninë e Veriut. Teza ka qenë po ajo; reformimi më parë i BE-së. Por në rastin e Shqipërisë, a ka cekur azilkërkuesit, një tregues që sipas tij reflekton se jo gjithçka ecën mirë me qeverisjen e Tiranës.
“Patëm një disktutim të gjatë sa i përket zgjerimit të BE. Duhet të besoj për një Europë të përgjegjshme. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha. Ne në fakt e pranojmë se është progres por i i gjithë progresi i duhur nuk është bërë ende. Ka probleme me emigrimin.
Diskutimi im ishte i dobishëm mbi të gjitha për vizionin e Europës. Në fakt BE ka disa probleme të brendshme, dhe përpara se të nisë zgjerimi ka nevojë për reformim të brendshëm”, tha kreu i Elyssesë, i cili këto orë po përballet me kritika të ashpra nga kudo nëpër kancelaritë europiane. /tesheshi.com/