Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka folur mbi një argument që prej vitesh e kanë thënë shumë gazetarë e intelektualë, por që realisht politika nuk e pranonte, përjashtuar opozitat.
Shkurt e shkoqur, Basha tha se në 23 vjet parlamentet shqiptare, në legjislatura të ndryshme, kanë qenë shërbyes të kryeministrave.
Në këtë rast, edhe pse nuk e tha direkt, kreu i PD-së bëri një “mea culpa” edhe për partinë e tij, kur Kryeministër ishte Sali Berisha.
Në një seminar të organizuar nga fondacioni për Liri dhe të Drejta, i themeluar në PD, Basha deklaroi: “Sot kemi të bëjmë me shtetin e të padrejtës. Shtrembërimi apo deformimi i shtetit ligjor në Shqipëri nuk është ndalur. Legjislativi shqiptar në 25 apo 23 vitet e fundit është katandisur në një noter gojëkyçur i kryeministrit”.
/tesheshi.com/