Parlamenti është vendi ku debatet dhe diskutimet nuk kanë fund, por hera herës salla e tij kthehet në një arenë duelesh fizike.
Në pothuajse të gjitha Parlamentet kanë ndodhur përleshje mes deputetësh, por duket se në Ugannda, ka kaluar çdo kufi.
Parlamentarët, ku mes tyre edhe deputetet femra, janë përfshirë në një sherr masiv me personelin e sigurisë, pas debateve për ndryshimin e Kushtetutës për propozimin e kufirit të moshës, me qëllim zgjatjen e sundimit të presidentit në Kampala.
Ky parlament për nga modeli i ngjason atij të Mbretërisë së Bashkuar, por çështjet që diskutohen aty dhe sherret nuk kanë lidhje midis kopjes dhe origjinalit. /tesheshi.com/