Ka vazhduar sërish lufta diplomatike ndërmjet Italisë dhe Austrisë, pas dërgimit të ushtrisë nga ana e Vjenës në kufi me fqinjin e saj jugor.
Roma zyrtare e ka cilësuar dërgimin e ushtrisë si “të habitshëm dhe të pajustifikuar”, ndërsa Vjena e ka argumentuar këtë hap me fluksin e emigrantëve që zgjedhin Italinë si rrugë për në veri të Europës.
Në fillim Austria bëri të ditur se do të dërgojë mjete të blinduara në kufi, por më pas ka dërguar vetëm një repart ushtarësh.
Ministria e Jashtme italiane, në një deklarata theksoi se ky veprim i ul imazhin e Italisë, e cila po lufton emigracionin, megjithëse përballet me presionin më të madh.
“Ndaluam 1200 klandestinë brenda 7 muajsh që vinin në Itali nga Austria. Pra jo vetëm që nuk kemi eksportuar por jemi dashur të përballemi me importin emigrator”, deklaroi ministri Italian i Brendshëm, Marco Minniti. /tesheshi.com/