Ambasadori amerikan Donald Lu shfaqi dhe njëherë babaxhanllëkun e tij tipik, kësaj here duke i dhënë dorën e përshëndetur policit të shërbimit në derën e Ministrisë së Brendshme.
Kjo ndodhi sapo doli nga zyra e kreut të Rendit Xhafaj, në një takim me të, si pjesë e bisedimeve të ethshme të këtyre ditëve të cilat korrespondojnë me janarin si “muaji i arrestimeve”.
Polici e nderoi me grusht Lu-në, një akt kortezial ushtarak që duhet të bëjë ndaj çdo funksionari që hyn e del nga dera, por u kap gafil në çastin që ambasadori amerikan i zgjati dorën dhe e përshëndeti përzemërsisht. /tesheshi.com/