Pas deklaratës së Edi Ramës se është në koherencë me Ilir Metën, LSI bëri të ditur se do të publikojë draftin e saj për reformën në drejtësi, i cili është krejt i ndryshëm nga ai i Komisionit të Ekspertëve.
Deputetja e LSI-së, Silva Caka, deklaroi në një konferencë shtypi nga selia e partisë së saj se,
“LSI fton të gjitha partitë politike të kontribuojnë në këtë proces, që do të nisim nesër në Kuvend. Ne si LSI do të paraqesim nesër mendimet tona në funksion të përmirësimit të draftit final të reformës së drejtësisë”, tha Caka.
Shkaku i votës vendimtare të LSI-së, ka qënë edhe qëllimi i takimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin në zyrën e Ilir Metës, pas takimit të tij me Ramën. Po ashtu mësohet edhe për një telefonatë të ambasadorit amerikan Donald Lu me kreun e LSI-së./tesheshi.com/