Emri i atj që do kandidojë për Durrësit në rradhët e opozitës, po i sjell kësaj të fundit kokëçarje të mëdha. Një prej të vetëshpallurve si kandidat potencial, Agron Duka nga Partia Republikane, ka reaguar i nervozuar së fundi, duke përcjellë këtë mesazh: “Përflitet shumë që ekzistojnë sekserë politikë.
Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjeherë më parë, që nëpërmjet shpenzimeve abuzive mundohen të prodhojnë kundërshtarin e vet politik.
D.m.th, i ngjajnë tamam trukimeve në një ndeshje futbolli.
Nuk jam aventurier që të marr iniciative të tilla personale, këtu do merren në bashkëpunim me strukturat e PR, por edhe me bazën e PD”, shprehet Duka.
Sakaq, zëra nga PR-ja kanë shprehur pakënëqsi ndaj aleatit të madh PD, që nuk po merr në konsideratë një kandidaturë si ajo e Dukës.
Agron Duka është figura më e rëndësishme që ka patur ndonjëherë në rradhët e saj Partia Republikane vitet e fundit.
I ardhur nga e majta, ai u bë deputet republikan, duke u ndodhur në rradhët e së djathtës.
Ish-ministër e biznesmen i fuqishëm, njeriu me autoritet e me rreth të madh përkrahësish në Durrës, ai vërtet përbën një “kërcënim” për të majtën nëse kandidon. Ndërkohë që dhe republikanët, me Dukën kanë shansin më të artë për të rritur prestigjin dhe lredencialet e tyre në politikë. /tesheshi.com/