Vijojnë përplasjet Llalla – Tahiri, e cila po shpërfaqet tashmë edhe në rastin e Matit, ku prokurori i atyshëm, Abaz Muça pretendon se dje, teksa ka shkuar për të inspektuar një terren të mbjellë me kanabis, persona të armatosur i kanë prerë rrugën me kërcënime, për të cilët ai dyshon se kanë qenë rojet e parcelës.
Kjo është konfirmuar edhe nga organi qëndror i akuzës, por që përgënjështrohet nga policia, edhe ajo lokale. Sipas kësaj të fundit, askush nuk e ka kërcënuar prokurorin Muça.
Dhe ka gjasë që e gjitha kjo të jetë në vazhdën e një përplasjeje që vijon me shumë episode mes kryeprokurorit Llalla dhe ministrit të Rendit, Tahiri. Një ditë më parë, ky i fundit e quajti organin e akuzës një “qytetar dixhital”, duke aluduar par një institucion dhe një njeri, që punon për Berishën. /tesheshi.com/