Ryan Newman po fluturonte në xhiron e fundit të garës së famshme NASCAR me një Daytona 500, dhe më pas pësoi një aksident të tmerrshëm.
Newman humbi kontrollin e makinës së tij dhe, pasi u godit nga një makinë tjetër me 300 km në orë, u përplas në mur, fluturoi në ajër dhe u rrotullua disa herë para se të merrte flakë. Ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin atë nga mbetjet duke e çuar menjëherë në spital.
“Ai është shtruar në spital në Qendrën Mjekësoree Halifax. Eshtë në gjendje të rëndë, por mjekët thonë se nuk ka rrezik për jetën”, thanë drejtues të garës pas aksidentit të 42-vjeçarit.
Newman ka 19 sezone në NASCAR, me disa fitore. Ai mbante vendin e parë drejt finishit, në garën që u fitua nga Denny Hamlin.
Unë nuk e dija se sa serioz ishte aksidenti derisa kalova në vijën e finishit”, tha Hamlin.
“Të gjithë lutemi për Ryan. Ai është një njeri i fortë dhe shpresojmë se do e kalojë”. /tesheshi.com/