Presidenti Hashim Thaçi shkoi sot të raportojë para anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por, jo të gjithë ishin të interesuar ta dëgjonin se çdo thoshte për takimin që zhvilloi të dielën me homologun serb Aleksandër Vuçiç.
Ish-shoku më i mirë i tij, tani zv.kryeminsitri Fatmir Limaj nuk shkoi ta dëgjojë presidentin. Përveç tij edhe tre ministrat që vijnë nga NISMA bojkotuan Thaçin.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ai i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe ministri i Punës, Skënder Reçica, nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë.
NISMA edhe më herët ka deklaruar publikisht se nuk pajtohet që presidenti ta udhëheq dialogun me Serbinë.
Por ky bojkot tregon qartë edhe një herë për marrëdhëniet jo të mira mes tyre, të cilat u prishën pasi ndaj Limajt u ngrit aktakuzë për korrupsion në rastin e ish-ministrisë së Transportit që më pas kulmoi me ikjen e tij nga PDK dhe themelimin e NISMA-s. /tesheshi.com/