I pari me të cilin u takua sot përfaqësuesi special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johan Hajndëll ishte lideri i partisë opozitare maqedonase të LSDM-së, Zoran Zaev.
Në njoftimin e LSDM-së, thuhet se për të dal nga kriza është e nevojshme që të zbatohen obligimet që dalin nga Marrëveshja e Përzhinos nga ana e nënshkruesve të marrëveshjes dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Për këtë qëllim është e nevojshme të organizohet Qeveri për plotësimin e kushteve për zgjedhje dhe zbatimin e tyre dhe të definohen në mënyrë precize afate për kushtet kryesore për zgjedhje të lira dhe demokratike, ndërsa këto janë pastrim të Listës Zgjedhore dhe sigurimin e raportimit objekti të mediave”, ka thënë në takimin Zoran Zaev.
Sipas tij, kjo qeveri ka humbur besueshmërinë se mund të organizoj zgjedhje të drejta dhe demokratike. Në takim poa shtu është konstatuar se tërheqja e abolimit hap mundësi për funksionimin e shtetit juridik, por se duhet siguruar mekanizma që nuk do të pengojnë zbatimin e drejtësisë.
Ndryshe gjermani Hajndëll në vizitën dy ditore në Shkup pritet të takohet edhe me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me kryeministrin Emill Dimitriev, me ministrin për punë të jashtme Nikolla Popovski dhe prokuroren speciale Katica Janeva. M.Krasniqi – /tesheshi.com/