Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Fjalim i fuqishëm mbi Gazën në Parlamentin Britanik: “Historia do t’ju gjykojë…”

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Politikani izraelit, akuza qeverisë së Netanyahu-t: “Vrasin fëmijët e Gazës si hobi”

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Leximet e pushimeve për burokratët e Brukselit: e ardhmja e Europës në një pirg librash

by te Sheshi
31/07/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Leximet e pushimeve për burokratët e Brukselit: e ardhmja e Europës në një pirg librash

“Sa e vështirë që është të arratisesh nga disa vende”, shkroi Katherine Mansfield, autore nga Zelanda e Re, në një letër për një mikeshën e saj. Ajo kishte argumentet e veta, por pushimet e paguara dhe linjat ajrore me kosto të ulët ndihmojnë shumë. Duke gjykuar nga korridoret e boshatisura të Brukselit këtë javë, duket se dishepujt e Bashkimit Europian nuk e kanë pasur me pikëllim largimin nga qyteti.

Verërat e kaluara të viteve të fundit janë shënuar nga kriza të ardhura në kohën perfekte për të shkatërruar planet e pushimeve të zyrtarëve. Në shenjë dëshpërimi nga kthesa që kishin marrë punët në Europë, disa u kthyen nga parandjenjat e zymta të Xhozef Roth apo Stefan Cvajgut për të shpjeguar nacionalizmin atavik që kishin frikë se po ngërthente kontinentin. Pushuesit e këtij viti e lënë qytetin me shpirt më të gëzuar. Të lehtësuar nga shqetësimet për rënien e shpejtë të Bashkimit Europian, shumë prej tyre do të zhyten në romane të verdhë apo rozë që do të konsumohen dhe do të harrohen po aq shpejt sa edhe parashikimi i fundit ekonomik për Greqinë. Por, ata që po kërkojnë të kuptojnë momentin aktual të Europës, “The Economist” dhe rubrika e saj “Charlemagne” ofron një listë alternative për të lexuar gjatë verës.

Dy vjet më parë, vizitorët në disa ishuj të Egjeut e gjetën veten duke ndarë plazhet me mijëra refugjatë që vinin nga brigjet përtej. Këtë vit, ata kanë më pak gjasa të jenë dëshmitarë të problemit të Europës me emigracionin: ka më pak fluks dhe pjesa më e madhe nxirren nga deri përpara se të dërgohen në Itali nga rojet bregdetare apo organizatat jo-qeveritare. Kjo u jep lexuesve tanë kohë të mos shkëputen nga leximi i “Kampit të Shenjtorëve”, një libër revoltues fashist francez i vitit 1970(etiketuar si një roman drithërues për fundin e botës së bardhë) që e përshkruan mposhtjen europiane përpara emigrantëve të botës së tretë me emra poshtërues që zbarojnë në brigjet e Mesdheut me qindra mijëra. Romanin e kanë të njohur nacionalistët e fortë: Stephen Bannon, këshilltari i Donald Trump është fans. Megjithatë ka ende njerëz që dëgjojnë jehonën e librit në parashikimet e disa europianëve se niveli i lartë i lindjeve në Afrikë dhe tregjet e dobëta të punës garantojnë një fluks të pafund emigrantësh që i drejtohen Europës. Ekspertët e migracionit thonë se kjo nuk ka gjasa, e kështu që një roman fantasist mund të jetë zëvendësimi i realitetit.

Personi që është përgjegjës për humorin diellor të europianëve këtë vit është Emmanuel Macron. Fansat e presidentit të ri të Francës mund të jenë murrëtuar disi nga zotimet e tij të hershme për politikën e taksave dhe nga konflikti me shefin e ushtrisë. Nëse kjo ka ndodhur, ata mund t’i kujtojnë veten sesa me fat janë, duke rilexuar “Nënshtrimin” nga Michel Houellebecq (çdo ndjekës serioz i politikës franceze do ta ketë gllabëruar publikimin e parë në vitin 2015).  Houllebecq përshkruan Francën të drejtuar nga ligji sharia, pasi një mjedis i plogët politik mbështet një kandidat të moderuar islamist për të mbajtur larg presidencës ksenofoben Marine Le Pen.

Për fat të mirë, ishte Macron që e mundi atë. Tani, më e keqja për të cilën duhet të shqetësohen europianët është prirja e tij për pompozitet. Ata që ndjehen të shqetësuar nga premtimi i tij për një presidencë “jupiteriane”, mund të duan të rilexojnë ritregimet e Robert Graves të miteve greke. (Edhe pse, sigurisht, bashkimi i Jupiterit me Zeusin rrezikon të provokojë zemërimin e presidentit akademik). Një kopje e kujtimeve të luftës së presidentit Çarls de Gol mund po ashtu, të jenë të përshtatshme. Më e pëlqyeshme do të ishte të përdornin leximin elektronik pasi edicionet e printuara peshojnë shumë për shkak të 1056 faqeve.

Disa eurokratë mund të kalojnë pushimet duke u fiksuar pas demokracive jo-liberale në Poloni dhe Hungari. Pasi të kenë mësuar përmendsh artikullin e shtatë të traktatit Europian, ata mund të kthejnë vëmendjen tek libri i Tony Judt “Europa: Iluzioni i madh”. Kjo qasje e shkurtër e pesimiste e së ardhmes së Europës u publikua në vitin 1996, sapo liderët e Europës Perëndimore ishin duke hartuar planet për zgjerimin dhe monedhën e përbashkët për të përfshirë në klub vendet e çliruara rishtazi në lindje. Sot, me frakturimin lindje-perëndim që po rritet në disa dimensione, disa do të njohin meritat në paralajmërimet e Judt se BE nuk mund të shpresojë në të njëjtën kohë që të ruajë vlerat e veta dhe të zgjerohet në drejtim të Lindjes.

Të tjerë mund ta shohin këtë si një sulm të padrejtë ndaj vendeve lindore që janë integruar lehtësisht në familjen europiane. Por më mirë të përqëndrohesh në libra që mund të ndihmojnë të lundrosh në botën e trazuar nga liderët e fortë si Vladimir Putin apo Recep Tayyip Erdogan, apo nga liderët merkurialë si

Donald Trump. Frymëzim të ri ofrojnë klasikët. “12 Çezarët” nga Suetonius paralajmëron për rreziqet që përbëjnë elitat makute, nepotike-politike për veten e tyre dhe për të tjerët, dhe do të ngushëllojë ata që vlerësojnë sundimin e ligjit. Nëse nuk arrijnë me këtë libër, atëherë mbetet gjithnjë Shekspiri.

Po, pë rata që ndjekin Brexit? Një zyrtar i BE-së me humor sugjeron që pushuesit të paketojnë setin e “Star Trek: Hapësira e thellë nëntë”,  që vendos ngjarjet në një cep të universit të pacivilizuar. Për një thellim në lexim, mund të shtojnë “Kupa e bekuar” nga Hugo Young, kronika më e mirë e agonive historike të Britanisë në lidhje me Europën. Një tjetër opcion mund të jetë “Kandidati” nga Volteri: qeveria e Theresa May duket shpesh si e ndikuar nga

Dr. Pangloss, i cili gjen arsye për brohoritje midis katastrofës. Cilësitë e disa ministrave të May, ndërkohë, janë kapur mire në një seri librash të Roger Hargreaves. Lexuesit mund të vendosin vetë se cilat personazhe ngjajnë me kë.

Libra për Brukselin

Librat mund të ndihmojnë edhe me biznesin e Brukselit, po ashtu. Zyrtarët e anti-monopoleve në BE që po luftojnë me gjigandët teknologjikë amerikane mund të barazojnë përpjekjet e tyre me Dave Eggers tek “Rrethi,”  që ofron një pamje të një të ardhmeje distopiane ku tentakulat e medias sociale shtrihen në çdo aspekt të jetës personale. Kolegët që përgatiten për skandalin e pritshëm të një përplasjeje me prodhuesit gjermanë të makinave mund të lexojnë klasikun e JG Ballard “Përplasja”.

Një sugjerim i fundit për lexuesit e Europës. Mbërritja e Macron ka rigjallëruar  besimin se Europa më në fund, mund të zgjidhë problemet e saj thelbësore si arkitekturën e lënë përgjysmë të euros, apo sistemet e azilit në BE. “Nëse duam që gjërat të qëndrojnë ashtu si janë, gjërat duhet të ndryshojnë”, paralajmëron një fisnik Sicilian në “Leopardin” e Giuseppe di Lampedusa, studim për rënien e aristokracisë në shekullin e 19-të. Për europianët që janë tronditur nga dalja prej së zakonshmes për shkak të trazirave të viteve të fundit, ky rresht më në fund ka kuptim.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji
Kryesore

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025
Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!
Kryesore

Gëzohuni o banorë të Gazës, do të vdisni me barkun plot!

20/05/2025
Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?
Analizë

Fillimi i fundit të së djathtës evropiane apo thjesht humbje të përkohshme?

20/05/2025
Next Post
Vuçiç i “jep një dorë” ballist Morinës:  Po punojmë ta sjellim në Beograd

Vuçiç i “jep një dorë” ballist Morinës: Po punojmë ta sjellim në Beograd

Mesazh shqiptar nga kabineti i Zaevit, Taravari në Ushington: ikim nga qeveria nëse s’përmbushim zotimet

Mesazh shqiptar nga kabineti i Zaevit, Taravari në Ushington: ikim nga qeveria nëse s’përmbushim zotimet

Pasojat e para nga ngërçi politik: Kosova humb kredi 16 milionë euro nga FMN

Pasojat e para nga ngërçi politik: Kosova humb kredi 16 milionë euro nga FMN

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

Pagat në Evropë: ku mund të jetosh me 4,500 euro dhe ku mund të mbijetosh me 400?

20/05/2025
SHBA, tezë e re për Gazën

SHBA, tezë e re për Gazën

20/05/2025
Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

Paralajmërimi kobzi për 14 mijë foshnja në Gaza

20/05/2025
Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

Qark për qark, emër për emër: 140 deputetët që dolën nga 11 maji

20/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni