Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Një majtist ish-guerril në krye të Kolumbisë

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Marrosje shtetërore pas Dua Lipa-s

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Përplasja e shiitëve për pushtet, kriza e rëndë e Irakut

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Sondazhi: cilat etni urrejnë më shumë të rinjtë serbë?

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Policia e Kosovës i “tregon vendin” gazetares ruse

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

    Tajvani i “përgjigjet” Kinës

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Pasojat e para nga ngërçi politik: Kosova humb kredi 16 milionë euro nga FMN

Nga te Sheshi
01/08/2017
në Ekonomi, Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Pasojat e para nga ngërçi politik: Kosova humb kredi 16 milionë euro nga FMN

Nga Bashkim Kastrati

Pasojat e vonesës në krijimin e Qeverisë së Kosovës kanë filluar të ndihen qysh tani. Kosova do të humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë institucione financiar ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës kishte arritur një marrëveshje ekonomike me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2015, në vlerë prej rreth 185 milionë euro, në kohëzgjatje prej 22 muajsh. Kjo marrëveshje përfundon gjatë kësaj jave.

Për shkak të mosformimit të institucioneve të reja qeveritare, institucionet e Kosovës nuk mund të negociojnë me FMN-në për ndonjë program të ri. Misioni i FMN-së do të duhej të vinte në muajin qershor. Por, për shkak të zgjedhjeve nuk ka ardhur. Pa pasur rishikim të katërt të marrëveshjes, nuk mund të merret kjo kredi. Kjo është vetëm pasoja e parë e vonesës së krijimit të institucioneve.

Afati për negociata me FMN-në po përfundonte derisa presidenti i Kosovës, ftonte në takim krerët e partive politike dhe me gjasë e dinte që takime të tilla nuk do të ishin rezultative, pasi që tashmë dihen qëndrimet e subjekteve politike në lidhje me koalicionet e mundshme paszgjedhore.

Situata të tilla sigurisht që na kujtojnë krizën politike gjashtëmujore të vitit 2014, e cila pati pasoja të mëdha, sidomos në aspektin ekonomik. Në atë periudhë kohore, GDP-ja e Kosovës ka qenë vetëm 1.5 %.
Kosova nuk e ka luksin të humb dhjetëra miliona euro

Njohësit e fushës ekonomike në Kosovë thonë se dështimi i marrëveshjes së re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, rrezikon realizimin e projekteve të parapara me ato kredi. Ata thonë se një humbje e një mundësie të tillë përçon mesazh negativ edhe tek institucionet tjera financiare ndërkombëtare.

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se klasa politike do të duhej që të shmangte situata të tilla dhe ngërçe politike, pasi që dihet se ato kanë pasoja të mëdha, sidomos në aspektin ekonomik.

“Ekonomia e Kosovës po shkon drejt humnerës një humbje e tillë prej 16 milionë euro do ta rëndojë edhe më tej situatën e brishtë ekonomike në vend. Politikbërsit duhet të dalin nga interesi i tyre partiak dhe personal për ta shpëtuar ekonomin e vendit. Kjo vonesë e formimit të institucioneve është vazhdimësi e krizave që ka pasur Kosova në të kaluarën, ju kujtohet bllokada 6 mujore që patëm dhe dëmi i jashtëzakonshëm që iu bërë ekonomisë”, thotë Beqiri.

Ai thotë se pa pasur një qeveri stabile nuk mund të bëhet asnjë marrëveshje me institucionet financiare ndërkombëtare, e që sipas tij, në këtë fazë të zhvillimit ekonomik është shumë e domosdoshme që të bëhen bashkëpunime dhe marrëveshje me institucione të tilla ndërkombëtare, pasi që Kosova nuk e ka luksin të humb dhjetëra miliona euro.

“Pra Kosova po ballafaqohet me shumë vështirësi si pasojë e keq udhëheqjes dhe mos përgjegjësisë, duhet mobilizim i të gjitha partive dhe të arrihet një marrëveshje për zhvillim ekonomik”, theksoi Beqiri.

Ekonomisti Mustafë Kadriaj ka thënë për tesheshi.com se Kosova me dështimin vazhdimit të marrëveshjes me FMN po humb në dy rrafshe, si në atë politik dhe ekonomik, e që nuk do të duhej të ndodhte për shkak të shkak të Kosovës.

Ai thotë se siç ka pasur parashikime se Kosovës do t’i përsëritet ngërçi i vitit 2014, i cili u pasua me rënie të investimeve, edhe tani vetëm filluan simptomat e para, në ketë rast humbja e një vlerë 16 milionë euro, shumë kjo që për Kosovën padyshim do të ishte mirëseardhur.

“Nëse kërkon fajin besoj që nuk do shumë mend që është tek partitë politike që me dije ose pavetëdije po e dëmtojnë Kosovën, ekonominë e Kosovës dhe si rezultat po dëmtohet e ardhmja e qytetarëve vetëm për teke të disa liderëve, të cilët po krijojnë kriza, por në fakt nuk ka krizë, por vetëm interesa personale, e më së paku parimore”, thotë Kadriaj.

Ai thotë se është koha e fundit kur zhvillimi ekonomik do të duhej të ishte prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe se duhet domosdo të shmangën situata të tilla që si pasojë e lënë Kosovën pa institucione.

“Mendoj që dështimi i marrëveshjes me FMN-në për përfitim të 16 milionë euro në formë të kredisë duhet të jetë si alarm për ngritjen e ndërgjegjes për partitë politike në Kosovë që të lënë anash teket e tyre dhe të ulen që sa me shpejt që Kosova t’i ketë institucionet e veta, sepse njëherit kanë marrë edhe mandat nga qytetarët që të përfaqësojnë dhe të jenë në interes të qytetari”, u shpreh Kadriaj.

Ndërkaq, programi i fundit i Qeverisë së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ishte për të ndërmarrë reforma për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe të fuqizimit të pozitën së saj.

Ndryshe, marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar i kanë ndihmuar Kosovës që të marrë kredi me kushte shumë të volitshme, si nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, vlera e të cilave ka arritur në 400 milionë euro. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit
Kronikë

“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit

08/08/2022
Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën
Europa

Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

08/08/2022
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës
Politikë

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Lajme të tjera
Izraeli ka vjedhur dokumente me vlerë në Al-Aksa

Izraeli ka vjedhur dokumente me vlerë në Al-Aksa

Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë

Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp, fshijeni menjëherë

Burkinit në të vërtetë janë më të sigurt sesa bikinit

Burkinit në të vërtetë janë më të sigurt sesa bikinit

TË FUNDIT

“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit

“Syri” policor bllokon 1 ton kanabis në mes të detit

24 minuta Më parë
Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

Finlandë: rekord azilkërkuesish pasi Rusia pushtoi Ukrainën

2 orë Më parë
Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

Moska, reagim nga Beogradi ndaj Prishtinës për Aslamova-n

2 orë Më parë
Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

Ukrainasit, me bilancin më të fundit të luftës

3 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

Një “pse” amerikane për “non grata“-n ndaj Berishës

08/08/2022
Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

Rënia e papritshme e çmimeve të naftës: nivelet më të ulëta që nga shkurti

08/08/2022
Si mendojnë njerëzit e pasur për paratë e tyre?

Si mendojnë njerëzit e pasur për paratë e tyre?

08/08/2022
Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

Sulmet në Gaza: ç’është Xhihadi Islamik Palestinez?

07/08/2022

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Feston Hajdini*: Dalldisje në vend të mirëqenies!

Nga Enklid Pelari: Tipologjitë e pushteteve dhe gabimi i shqiptarëve me turqit

I tillë është shef Saimiri!

Nga Dr. Gurakuç Kuçi*: Opsioni i “paqes” apo “guri i varrit” në Ballkanin Perëndimor?

Nga Hamzi Ibraimi: 15 korriku, përpjekja për grusht shteti dhe fitoja e kombit

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist