Një pajisje e re e bërë nga Universiteti i Illinoisit arrin të vlerësojë nevojën e organizmit tonë për t’u dehidratuar dhe për të marrë kripëra menerale, sidomos kur organizmi ynë është duke u sforcuar.
Ndryshe nga shumë pajisje të tjera të fitnesit, ky nuk është një byzylyk, por një ngjitës i vogël në formë rrethore i ngjashëm me një lekoplast që mund të ngjitet në kyç apo në pjesën e poshtme të shpinës.
Ngjitësi është në gjendje të masë vlera të ndryshme duke analizuar për përbërjen e djersës sonë.
Më pak fjalë, një lloj laboratori në miniaturë që mund të merret me vete e që mund të përdoret gjatë çdo lloj aktiviteti. /tesheshi.com/