Vendimin më pozitiv prej të gjithë kandidatëve për kryetar komunash e ka marrë kandidati i LDK-së për kreun e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili nga fillimi është deklaruar se nuk do të vendosë posterat të tij e as të asamblistëve, për të ruajtur ambientin.
Këtë veprim të Tahirit, ka vendosur ta zbatoj edhe LDK-ja në tërë Kosovën si shembull.
“LDK heq dorë nga posterët në zgjedhjet lokale. Ky është vendim i shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së”, ka deklaruar Isa Mustafa të hënën, një ditë pas hapjes zyrtare të fushatës në Vushtrri.
Sipas tij, fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta.
“Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, ka thënë Mustafa. /tesheshi.com/