Kontrata e futbollistit të njohur, Lionel Messi është përfolur shumë kohët e fundit në media. Ka qenë pikërisht trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ai, i cili ka “shuar” shumë prej thashethemeve të përhapura mbi këtë marrëveshje.
Në një dalje publike, Enrique, i pyetur për këtë çështje tha se shpreson shumë që Messi të qëndrojë gjatë në “Camp Nou”.
“Unë nuk e kam imagjinuar kurrë një largim të Messit nga Barcelona”, u shpreh trajneri.
Enrique u pyet se, a do të rinovojë kontratën Messi me skuadrën e Barcelonës dhe ai u përgjij: “Për këtë ju duhet të pyesni atë vetë më mirë, por unë e imagjinoj Messin në ekipin e Barcelonës, edhe për shumë vite./tesheshi.com