Nëse mrekullia futbollistike ngjau sezonin e shkuar në Premier League, me Lestër Sitin që u shpall pabesueshmërisht kampion, diçka të tillë po kërkon ta bëjë tani Lajpcigu në Bundeligë.
Skuadra debutuese në kampionatin gjerman ka regjistruar mbrëmë fitoren e shtatë radhazi, duke mposhtur thellë në transfertë Frajburgun.
Barazpeshë në këtë takim pati deri në minutën e 21-të, teksa të dy ekipet kishin shënuar nga një gol. Pikërisht në këtë minutë, Werner i kalon përsëri miqtë në epërsi; i njëjti lojtar do ta thellonte rezultatin pak më vonë.
Goli i Sabitzer-it nga fundi i pjesës së dytë vulosi fitoren 1-4 të Lajpcigut.
Gjashtë pikë më tepër ka kjo skuadër nga Bajerni i Mynihut i vendit të dytë në klasifikimin e kampionatit gjerman, çka do të thotë se edhe për një javë tjetër do të jetë më së paku në kryesim.
Bavarezët kanë një detyrë të vështirë mbrëmjen e sotme, do të presin Bajer Leverkusenin. Dy humbjet brenda pak ditëve, ndaj Borusias së Dortmundit në kampionat dhe ndaj Rostovit në Champions League, kanë sjellë parehati në skuadër. Fitorja sot është domosdoshmëri për Bajernin e Mynihut. /tesheshi.com/