Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis shkoi të dielën në Uashington për të takuar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, katër ditë para skadimit të afatit të fundit, ku Athina duhet t’i kthejë paratë e marra borxh FMN-së.
Takimi do të zhvillohet pavarësisht spekulimeve se Athina ndoshta nuk mund të jetë në gjendje t’i kthejë këstin prej 460 milionë eurosh FMN-së.