Një nga skenarët e stërvitje i lë pak vend imagjinatës: një vend mik, i quajtur “Vendi A” (por ne mund ta quajmë Lituania, Estonia dhe Letonia), është i zënë në morsë; në Veri dhe në Jug të kufijve të vet, një komb armiqësor i quajtur “Vendi B” (por ne mund ta quajmë Rusia) kërcënon integritetin territorial të tij.
Me shpërthimin e krizës dhe rrezikun që ndihma e mundshme ushtarake të mund të arrijnën në “Vendin A” nga territoret suedeze, “Vendi B” përpiqet që të pushtojë së pari ishullin e Gotland dhe territoret në jug të Stokholmit, për të siguruar superioritet në zonën balltike. Përgjigja suedeze për një mundësi të tillë, atëherë konsiston në një operacion në shkallë të gjerë
Përgjatë kufijve lindorë të Evropës, ka vite të tërë që ziejnë provat ushtarake dhe shqetësimi: stërvitjet ndjekin një ritëm të qëndrueshëm rritjeje në të dy anët e kufirit. E fundit, e quajtur “Zapad 2017” (do të thotë “perëndim”, sa për të sqaruar menjëherë qëllimet) sapo ka përfunduar në territoret perëndimore të Bjellorusisë dhe Rusisë dhe ka përfshirë rreth 12,000 ushtarë, 370 automjete të blinduara të llojeve të ndryshme, 150 pjesë të artilerisë dhe 40 avionë dhe helikopterë.
Ky “zgjim” i Moskës, veçanërisht në kuadrin e krizës ukrainase për Donbass dhe “shtrëngimit të duarve” në Krime, shqetëson jo pak vendet në kufi me Rusinë, dhe jo vetëm ato të NATO-s, e cila, po bën edhe ajo të vetën për të përkeqësuar shqetësimet e rusëve në lidhje me mbrojtjen e kufijve të saj.
Suedia, historikisht neutrale që nga Lufta e Parë Botërore dhe më pas, e pareshtuar në asnjë aleancë gjatë Luftës së Ftohtë, kohët e fundit ka ndryshuar doktrinën e saj ushtarake, duke përditësuar planet e “neutralitetit të armatosur” gjatë së kaluarës së afërt. Tashmë që nga shtatori i vitit që kaloi, Stokholmi ka rivendosur një prani ushtarake të qëndrueshme në ishullin e Gotlandit, që gjendet pothuajse në qendër të Detit Baltik, përballë Letonisë.
Ishulli ka qenë tërësisht “demilitarizuar”, në vitin 2005 me tërheqjen e forcave detare, tokësore dhe ajrore, të cilat deri atëherë ishin stacionuar aty, pasi konsiderohej strategjik prej Suedisë, por jo vetëm: pozita e tij gjeografike e bën një objektiv veçanërisht të lakmuar, për ata që do të donin të kontrollonin lundrimet në Detin Baltik, dhe kështu të hynin në Gjirin e Finlandës dhe në Gjirin e Botnias, i cili gjithashtu “mbikëqyret” nga ishulli finlandez i Ålandit
Por Gotland bëhet një trampolinë (ose siguron mbulim) për një sulm të mundshëm amfib nga “pas”, për vendet e Balltikut: ish-ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Rebas Hain, ka ide të qarta rreth kësaj, duke theksuar se ishulli është kthyer në qendër të interesave strategjike të vendeve që lagen nga Balltiku, për arsyet e lartpërmendura. Tashmë në vitin 2010, shumë kohë para se të ndodhte përshkallëzimi i vogël ushtarak që po ndodh kohët e fundit përgjatë kufirit lindor, Gjenerali suedez Karlis Neretnieks, e kishte parashikuar kthimin e rolit qendror dhe strategjik të Gotland për të gjithë aktorët ushtarakë dhe politikë, që ndodhen në rajonin qendror dhe jugor të Balltikut: kontrolli i Gotland siguron kontroll të të gjithë hapësirës ajrore të rajonit, si dhe nismave strategjike detare.
Në skenarin më të keq të mundshëm, ishulli do të ishte në qendër të një përpjekje ruse, për të nxjerrë Nato-n jashtë loje në zonë (një lloj përsëritjeje, por me flamur rus, e operacionit Veserübung të vitit 1940), pasi nëse kjo e fundit do të kontrollonte ishullin dhe dislokonte forca të mjaftueshme në një kohë të shkurtër, ai do të bëhej një mjet efikas për të siguruar superioritetin ajror dhe detar të Moskës në Balltik, shkruan bota.al, duke iu referuar “Il Giornale”
Bazuar në këto konsiderata, Suedia më pas ndryshoi rrugën e doktrinës së saj ushtarake, e cila parashikonte një “çarmatim” të ngadalshëm pas Luftës së Ftohtë, duke rifutur gjithashtu shërbimin ushtarak të detyrueshëm. Marsin e kaluar vendosi që duke filluar nga viti 2018, do të rikthehet rekrutimi edhe pse nuk është universal: rekrutët e rinj, që të gjithë i përkasin vitlindjes 1999, në fakt do të zgjidhen nga 19.000 njësi pas një numri testesh psikologjike dhe zotësish deri në arritjen e numrit prej 4,000 personash, që do të përforcojnë radhët e ushtrisë suedeze.
Kthimi i rekrutimit, i shfuqizuar në vitin 2010, ka lindur nga “ndryshime në ‘mëhallën’ tonë … veprimtaria ushtarake ruse është një nga arsyet”, siç është raportuar nga e zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Marinette Radebo.
Prandaj, shërbimi ushtarak është shprehje e një vendi që ende ndihet i zënë mes të dy zjarreve, ose më mirë në frontin e një zjarri të vetëm, siç do ta shohim: do të zgjasë 12 muaj, me qëllim stërvitjen e profesionistëve të rinj dhe shtimin e radhëve të rezervave, strukturë ushtarake me rëndësi jetike për Suedinë. Reforma u specifikua më mirë nga ministri i mbrojtjes Peter Hultqvist: “Nëse duam njësi ushtarake të stërvitur mirë dhe efektive, sistemi i vullnetarëve duhet të shoqërohet me shërbimin e detyrueshëm”.
Por vërtetë Suedia ka ndërmend të heqë dorë nga neutraliteti i saj i armatosur? Në fakt, duket se Stokholmi, prej disa vitesh, ka hyrë me fuqi të plotë në NATO: në vitin 2014 e ka braktisur statusin e “vendit jo të reshtuar” për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Aleancën; marrëveshje që siguron mundësinë e NATO-s për të vendosur trupat e saj në territorin suedez edhe në kohë paqeje, si dhe në rast të një krize ndërkombëtare, dhe ndoshta ky është faktori i vërtetë destabilizues, në optikën ruse.
Natyrisht, kjo zgjedhje diplomatike, bazuar në perceptimin që Stokholmi ka për rrezikun rus ndaj kufijve të vet, ka çuar në një linjë të qartë mbrojtëse: armiku tani është Moska.
Këto ditë, në fakt, Suedia po zhvillon stërvitjen më të madhe ushtarake në 20 vite, ku përfshihen rreth 19,000 oficerë (rreth gjysma e forcës), një e katërta e të cilëve i përkasin Gardës Kombëtare.
“Aurora 2017”, ky është emri i stërvitjes, filloi më 11 shtator dhe do të përfundojë më 29 dhe ka si objektiv kryesor përmirësimin e ndërveprimit mes degëve të ndryshme të forcave të armatosura, në një kontekst të “Mbrojtjes totale” të territorit (në Stokholm është përfshirë edhe popullata civile, përveç Rezervave). Një qëllim i dytë, por po aq i rëndësishëm, ishte të jepej një mesazh ndërkombëtar rreth vullnetit të Suedisë për të mbrojtur kufijtë e vet, me çdo kusht.
Për më tepër, një nga skenarët e stërvitje i lë pak vend imagjinatës: një vend mik, i quajtur “Vendi A” (por ne mund ta quajmë Lituania, Estonia dhe Letonia), është i zënë në morsë; në veri dhe në jug të kufijve të vet, një komb armiqësor i quajtur “Vendi B” (por ne mund ta quajmë Rusia) kërcënon integritetin territorial të tij. Me shpërthimin e krizës dhe rrezikun që ndihma e mundshme ushtarake të mund të arrijnën në “Vendin A” nga territoret suedeze, “Vendi B” përpiqet që të pushtojë së pari ishullin e Gotland dhe territoret në jug të Stokholmit, për të siguruar superioritet në zonën balltike.
Përgjigja suedeze për një mundësi të tillë, atëherë konsiston në një operacion në shkallë të gjerë kundër një sulmi të mundshëm ajror drejtuar edhe ndaj Gotland, edhe ndaj territorit metropolitan suedeze. Në stërvitje po marrin pjesë gjithashtu vende të tjera, që kanë siguruar njerëz dhe mjete. Në veçanti, Finlanda ka dërguar 300 ushtarë, Franca 120 dhe një total prej 200 janë ata nga Danimarka, Norvegjia, Lituania dhe Estonia, por, siç ndodh shpesh, më e shumta është forca amerikane, me rreth 1.400 meshkuj.
Shtetet e Bashkuara përveç ushtarëve kanë dhënë edhe një “sistem baterish Patriot, ndoshta në versionin e PAC-3 me aftësi ABM, vetëm për të simuluar mbulimin e raketave në rast të sulmit rus nga SRBM, të pranishme në Kaliningrad (lloji” Iskander-M “), të cilat janë një komponent kyç i strategjisë së Moskës, për zonat e Balltikut dhe Evropës Lindore. /tesheshi.com/