Në një dalje mediatike një ditë më parë lidhur me zhvillimet në PD-në e vetëshqyer në tre pjesë, Jemin Gjana, një ndër figurat e vjetra të kësaj force, ende aktiv, u shfaq me një varëse floriri në qafë.
Nuk i shkonte aspak, as për moshën e as për statutin publik që ka. Dhe në mos pastë ndonjë mik a familjar kurajoz që t’ja thotë, po ia themi ne.
Jemin Gjana ka qenë përgjithësisht një burrë serioz, tipik verior, si nga Kukësi që është, aspak i prirur për ndonjë ekzibicion apo kurim të vetëvetes në paraqitje publike me detaje ekzibicioniste. Dhe tashmë që ka trokitur në moshën e tretë, me imazhin e një burri me theks familjari, varësja e florinjtë në qafë i ngjante një “rinie të vonuar”, jo domosdoshmërisht simpatike, pasi me këtë detaj garipllëku janë identifikuar gjithnjë meshkuj të fortë, bosh dhe pordhacë, ruralë edhe nëse kanë qenë qytetarë. /tesheshi.com/