Ish-deputeti Arben Ristani ka reaguar një ditë pas Kuvendit demokrat, duke e krahasuar kryetarin Basha me “strucin që fsheh kokën”.
“Drejtuesit e PD zhvilluan dje ‘Kuvendin’, për të analizuar vjedhjen e kundërshtarit, duke mos gjetur forcën, kurajën dhe përgjegjshmërinë, për të analizuar veten.
Fshehja nga e vërteta me metodën e Strucit, nuk do i çojë larg. Vendi ka nevoje ulëritëse për opozite të vërtetë dhe alternative të besueshme”, shkruan Ristani, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së para Gazmend Bardhit.
Kujtojmë se Ristani i kujtoi kohë më parë Bashës që të vetmen fitore në karrierën politike, atë të Tiranës në 2011 përballë Ramës, e kishte dhuratë prej tij.
Raportet mes tyre u ftohën pikërisht pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur Basha vendosi ta ketë Bardhin krah të djathtë në drejtimin e partisë e jo Ristanin, duke e lënë këtë të fundit pa asnjë lloj pozite në parti. /tesheshi.com/