Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Uashington “spërkatet” me gjak hebre

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

    Varrezat, halli më i madh i muslimanëve në Japoni

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kush janë kurdët dhe pse po kërkojnë pavarësi?

by te Sheshi
25/09/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Kush janë kurdët dhe pse po kërkojnë pavarësi?
12
SHARES

Rreth pesë milionë njerëz në zonat me shumicë kurde të Irakut të veriut, kanë të drejtë të marrin pjesë në një referendum jo të detyrueshëm mbi pavarësinë nga Iraku të hënën. Nga ta do të kërkohet të plotësojnë kutinë po/jo pranë pyetjes “A doni që rajoni i Kurdistanit dhe zonat kurde jashtë administrimit të rajonit të bëhen shtet i pavarur?”

Kush janë kurdët?

Kurdët janë grupi më i madh etnik i lënë pa shtetësi kur Britania dhe Franca, fuqitë koloniale që fituan Luftën e Parë Botërore e shembën Perandorinë Osmane. Rreth 30 milionë kurdë etnikë të rajonit u lanë të shpërndarë, kryesisht në katër shtete: Iraku, Irani, Turqia dhe Siria. Popullsia kurde vuajti persekutim dhe shpesh iu mohua e drejta për të folur gjuhën e tyre.

Pse referendumi?

Qeveria rajonale autonome e Kurdistanit në Irakun e veriut, thotë se qeveria qendrore e qeverisur nga shiitët në Bagdad nuk ka respektuar autonominë e vendosur pas përmbysjes së Sadam Huseinit në vitin 2003 në një pushtim të udhëhequr nga SHBA.

Pse tani?

KRG thotë se votimi do të njohë kontributin e madh të kurdëve për përballjen me Shtetin Islamik, pasi ajo e mposhti ushtrinë e Irakut në vitin 2014 dhe mori nën kontroll një të tretën e Irakut.

Cili është rezultati i mundshëm dhe çfarë pritet të ndodhë më pas?

KRG, i kryesuar nga Massoud Barzani, planifikon të përdorë votën si një mandat legjitim për të shtyrë përpara negociatat me Bagdadin dhe vendet fqinje për të arritur pavarësinë.

Pse Bagdadi është kundër votimit?

Qeveria e Irakut mendon se votimi mund të çojë në një shpërbërje të çrregullt të vendit, në një kohë kur po përballet me rindërtimin e vendit dhe kthimin e refugjatëve. Ajo po ofron bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi tokën, energjinë dhe ndarjen e pushtetit, duke përfshirë statusin e rajonit multietnik të pasur me naftë në Kirkuk.

Cili është pozicioni i Izraelit?

Më parë këtë muaj, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli mbështet krijimin e një shteti të pavarur kurd. Zyrtarët e lartë izraelitë kanë thënë se komentet e Netanjahut pasqyrojnë politikën zyrtare izraelite mbi çështjen referendumit.

Një numër zyrtarësh të lartë izraelitë, përfshirë Presidentin e ndjerë Shimon Peres dhe ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, në të kaluarën kanë shprehur mbështetje për pavarësinë kurde. Më parë këtë muaj, Ministri i Drejtësisë Ayelet Shaked tha: “Izraeli dhe vendet e Perëndimit kanë një interes të madh për krijimin e shtetit të Kurdistanit.

Pse janë Turqia dhe Irani kundër referendumit?

Fqinjët e fuqishëm të Irakut kanë frikë nga përhapja e ndjenjave separatiste për popullatat e tyre kurde. Turqia është mikëpritës i minoritetit më të madh kurd. Ajo ka luftuar kundër kryengritjes kurde në juglindje që nga viti 1984. Kurdët iranianë janë kulturalisht të afërt me kurdët e Irakut dhe flasin të njëjtën gjuhë kurde. Teherani është gjithashtu afër me partitë politike shiite që kanë qenë në pushtet në Irak që nga viti 2003 ose që mbajnë poste të rëndësishme të sigurisë ose të qeverisë që nga viti 2003. Kurdët e Sirisë gjithashtu janë duke bërë presion për vetë administrim.

Cilat vende të tjera e kundërshtojnë referendumin?

Thuajse çdo fuqi globale kundërshton votimin, përfshirë SHBA-të. dhe Kombet e Bashkuara, të cilat kanë frikë nga një destabilizim i Irakut, ndërsa lufta me Shtetin Islamik nuk ka mbaruar ende. Udhëheqja kurde e di se krijimi i një shteti të pavarur kurd të pavarur varet para së gjithash nga pëlqimi i Turqisë, Iranit, Irakut dhe Sirisë, më shumë se ai i Shteteve të Bashkuara. Secila nga këto vende mund të ngulfaste me lehtësi një shtet kurd ekonomikisht.

Kurdët do të duhet të bindin vendet e rajonit dhe të Perëndimit që një Kurdistan i pavarur do t’i shërbejë interesave të tyre strategjike dhe ekonomike. Për shembull, udhëheqësit kurdë mund të pohojnë se krijimi i një shteti do t’i japë fund betejave që forcat e tyre po bëjnë në Siri dhe Turqi, sepse kërkesa e tyre kryesore për pavarësi do të përmbushet.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…
Individualitet

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!
Politikë

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën
Ballkani

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Next Post
Sheiku blen apartamente marramendëse për familjen dhe stafin

Sheiku blen apartamente marramendëse për familjen dhe stafin

Zbardhen mesazhet private mes Kokëdhimës dhe Edi Ramës: nuk ke nevojë as për popullin, as për ne…

Zbardhen mesazhet private mes Kokëdhimës dhe Edi Ramës: nuk ke nevojë as për popullin, as për ne…

Pse Haradinaj nuk flet për zhdukjen e drogës dhe arit në Dhomën e Dëshmive në Prishtinë e Pejë?

Pse Haradinaj nuk flet për zhdukjen e drogës dhe arit në Dhomën e Dëshmive në Prishtinë e Pejë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

Jo thjesht një shkrim që la pas Artan Lame…

22/05/2025
Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

Paralajmërimi: Kështu mund të shkatërrohet Europa!

22/05/2025
Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

22/05/2025
Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

22/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni