Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, tha në Bruksel se BE nuk mund të pretendojë se është një faktor politik ndërkombëtar nëse nuk arrin të zgjidhë çështjen e Kosovës.
Duke folur në një forum të organizuar nga Fondi Gjerman Marshall në Bruksel, Borrell falënderoi Shtëpinë e Bardhë për përpjekjet e saj për të sjellë Presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe atë të Kosovës Hashim Thaçi përsëri në tryezën e bisedimeve.
Sidoqoftë, Borrell theksoi se i vetmi “dialog i strukturuar” midis dy palëve është ai i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, sepse, siç theksoi ai, problemi po ndodh në lagjen evropiane.
Borrell tha gjithashtu se BE “nuk garon me SHBA për një medalje të artë” në Ballkan.
Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor.
Nga ana tjetër, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak tha në Beograd se pret që dialogu të vazhdojë në korrik. Disa ditë para vizitës së tij në Serbi, Lajçak vizitoi edhe Kosovën, ku deklaroi se ishin krijuar kushte për vazhdimin e dialogut. /tesheshi.com/