Familja mbretërore britanike është një prej familjeve mbretërore më të rëndësishme në vend, çdo lajm rreth tyre përbën bujë dhe nuk mund të kalojë pa u vënë re nga sytë kureshtarë të publikut, aq sa ky i fundit dëshiron të dijë gjithçka për ta.
Por, e keni pyetur ndonjëherë veten si e kanë mbiemrin princi Uilliam, Xhorxh, mbretëresha Elizabeta e pjesëtarë të tjerë? Si dhe a e kanë vërtetë një të tillë? Në përgjithësi ata nuk kanë nevojë për një mbiemër pasi janë aq të famshëm dhe lehtësisht të identifikueshëm vetëm me emrin e tyre.
Megjithatë ka disa raste kur anëtarët e familjes mbretërore duhet të përdorin mbiemrin, për shembull kur shkojnë në shkollë dhe ushtri. Më poshtë do t’ju tregojmë se si ka evoluar mbiemri i tyre.
Para 1917, anëtarët e familjes mbretëore nuk përdornin aspak mbiemrin: Në atë kohë mbretërit përdornin emrin e tyre të parë dhe emrin e shtëpisë ose dinastisë në të cilën ishin pjesë.
Në vitin 1917, kur mbreti George V erdhi në fron për 7 vjet, ai vendosi të ndryshonte emrin e shtëpisë nga Saxe-Koburg-Gotha në Windsor.
“Windsor” erdhi nga Windsor Castle, një nga pronat e familjes mbretërore duke specifikuar se “Windsor” do të bëhej edhe mbiemri zyrtar i familjes mbretërore.
Kur Mbretëresha Elizabeta II erdhi në pushtet, ajo mori mbiemrin e ish-bashkëshortit të ndjerë, princit Philip Mountbatten dhe dekretoi se pasardhësit e tyre do të ishin të fundit që do të mbanin këtë mbiemër ”Mountbatten-Windsor” ndonëse princat William dhe Harry zgjodhën të mbanin mbiemrin Wales pasi babi i tyre ishte princ i Wales-it.
Sakaq princi Xhorxh do të mbajë në shkollë mbiemrin Cambridge pasi babi William është dukë i Cambridge./tesheshi.com/