Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Premtimi i çuditshëm i Pacollit: do ta zhvendosim qeverinë në periferi të Prishtinës

Kandidati i AKR-së për të parin e Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë një premtim tejet të çuditshëm, duke thënë se zhvendosja e institucioneve që ndodhen në kryeqytet në periferi të tij është prioriteti i tij, për çka thotë se i ka siguruar fondet.

“Sot jemi këtu për t’iu bërë me dije qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga qeveria e Kosovës. Ndaj ne jemi zotuar që qytetarëve t’iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t’i bashkohen kësaj nisme”, tha ai.

Sipas tij, rinia e Prishtinës duhet të jetë target i të gjitha kompanive të mëdha evropiane.

“Unë nuk premtoj, ne ofrojmë alternativa. Ne nuk ofrojmë premtime, ne ofrojmë alternativa për të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Pacolli. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts