Këto ditë të ethshme fushate në Shqipëri, haset ngado një tip “dhune” flamujsh e banderolash elektorale. Mjaft të mendosh paranë e shpenzuar për to, për të kuptuar se sa e mbrapshtë është politika këtyre anëve, pasi një forcë politike, apo përfaqsuesit e saj që garojnë, do u mjaftonte një bashkëbisedim i sinqertë me njerëzit për t`i bindur ata të votojnë për kandidaturën e tyre, gjë që nuk kërkon asnjë shpenzim.
Por ja që u gjendka në gjithë këtë tollovi flamujsh një qytet i pastër prej tyre . Është çuditërisht Laçi, një qytezë që nuk është se njihet për ndonjë virtytshmëri qytetare të veçantë, aq sa t`i shenjojë vetes akte të tilla kaq të larta.
Por ja që qyteti i dikurshëm i Superfosfatit, ka vendosur të hyjë në histori me këtë që po bën: të mos i pranojë ngjyrat e përndezura, por të dhunshme e hipokrite të flamujve partiakë, duke preferuar të grinë, gjithsesi më simpatike, të ekzistencës së saj të zakonshme.
Ahmet Zani – tesheshi.com