Mijëra kandila deti kanë dalë në pjesën e bregdetit në rërën e plazhit në Queensland, pasi mbi 20 mijë persona janë djegur nga këto gjallesa gjatë verës që lamë pas.
Fotot e mëposhtme janë marrë në gjirin Deception, në veri të Brisbane, ndërsa në to mund të shikoni kandilat në formë xhelatinore, teksa janë shtruar si qilim mbi rërë. Imazhet janë realizuar nga fotografja Charlotte Lawson.
Ajo ka thënë për Daily Mail Australia se një fenomen i tillë ndodh çdo vit, por kurrë nuk ka ndodhur kaq masivisht.
“Kam folur me dikë që ka studiuar për këto gjallesa mbi 25 vite dhe më ka thënë se kurrë nuk ka parë diçka të tillë”, – u shpreh fotografja./tesheshi.com/