Një studim i publikuar në revistën shkencore për shëndetësinë në Universitetin e Teksasit tregohet se periudha më e përshtatshme për të ndërprerë gjidhënien është atëherë kur të dojë nëna dhe fëmija.
Kur të dy të ndihen gati për të ndërprerë këtë ‘rrugëtim’ dhe për të nisur një etapë të re të zhvillimit të fëmijës. Sipas Akademisë së Pediatrisë duhet ndërprerë pas vitit të parë të bebes. Por sipas OMS dhe UNICEF-it mund të ndërpritet pasi fëmija të mbushi dy vjeç dhe kjo periudhë mund të variojë nga dy e gjysmë deri në 3 vjeç.
Shumë mjekë e quajnë këtë “një gjidhënie të tejzgjatur” si pasojë, shumë nëna e mbajnë të fshehur faktin se ende e vazhdojnë ushqimin me gji të fëmijëve të tyre.
Sipas kërkimeve antropologjike shumë fise dhe popuj të qytetërimeve të ndryshme kanë ushqyer me gji fëmijët e tyre edhe deri në 3 vjeç./tesheshi.com/