Disa familje mendojnë të sjellin në jetë fëmijën e dytë gati menjëherë pas të parit, por ndonjëherë harrojnë se përkushtimi ndaj dy fëmijëve të vegjël njëkohësisht kërkon më shumë energji dhe durim. Për të mos harruar pa përmendur edhe nevojën për dashuri dhe kujdes që fëmija “i madh” ka ende për prindërit, ndërsa nevojat e të porsalindurit do të jenë edhe më të mëdha.
Kur do të ishte momenti i duhur?
Prindërit duhet të presin që fëmija i parë të krijojë pavarësi dhe nëse fëmija tjetër do të vijë më parë ai do të detyrohet të rritet më shpejt nga sa duhej. Gjatë vitit të dytë të jetës fëmija ka nevojë për kohë që të mësojë të bëjë zgjedhjet e veta dhe nëse në këtë moment do të vijë në jetë një fëmijë tjetër ai do të ndihej tepër i frustruar përgjatë gjithë vitit të dytë.
Pra kjo nuk do të ishte mosha e duhur për ta bërë atë të kishte një motër apo vëlla tjetër.
Kur fillon fëmija të krijojë pavarësi?
Kjo ndodh rreth moshës 30 muajshe, pra është më i pavarur në lojë, ushqyerje, e madje edhe kryerjen e nevojave personale. Ndërkaq do të jetë edhe më i aftë të luajë në grup.
Në moshën 4-5 vjeçare fëmija tashmë mund të kujdeset për beben e vogël dhe njëkohësisht ta konceptojë atë fëmijë si diçka që i përket jetës së tij. Mund ta ndihmojë të ushqehet, ta mbajë në krah, ta përkëdhelë, t’ju ndihmojë t’i ndërroni bebelinën, ta ngushëllojë kur qan dhe madje edhe të luajë me të.
Pra nga sa thamë më sipër fëmija do të ishte gati për të pasur një tjetër motër apo vëlla në moshën 4-5 vjeçare./tesheshi.com/