Ekzistojnë disa receta alternative të cilat mund të jenë efikase, por që kërkojnë konsultim me dermatologun përpara përdorimit:
Recetë e parë: Përzieni lëng domate me disa pika të lëngut të limonit, aplikojeni në fytyrë me top pambuku, prisni për 15 minuta dhe lajeni fytyrën me ujë.
Receta e dytë: Përgatisni një paste të përbërë nga disa bajame dhe pak ujë. Gjatë natës, lerini bajamet në ujë dhe bëjini pure të nesërmen në mëngjes, vendosni përzierjen në fytyrë dhe pas 30 minutash lajeni me ujë të ftohtë.
Kastraveci është gjithashtu shumë i dobishëm për këtë problem. Vendosni në blender një kastravec derisa të bëhet pure, shtoni disa (5-6) pika lëng limoni. Vendoseni këtë përzierje në leckë të pastër dhe aplikojeni në fytyrë. Pas disa minutash lani fytyrën si zakonisht/tesheshi.com/