Shumë njerëz të cilët vuajnë nga nivelet e larta të kolesterolit dhe mbipesha, filluan të konsumojnë këtë lëng efektiv dhe rezultatet i kanë habitur.
Është fjala për ujin e patëllxhanit, i cili lehtëson pastrimin e gjakut dhe ndikon në humbjen e peshës në një mënyrë krejtësisht të natyrshme. Kjo pije është e pasur me antioksidantë dhe fibra, si dhe ndihmon trupin të eliminojë lipidet që janë të dëmshme dhe pengojnë djegien e kalorive.
Përparësia më e rëndësishme e kësaj perime në procesin e djegies së yndyrës, është fakti se përmban shumë ushqyes dhe shumë pak kalori.
Përmbajtja e ujit është e rëndësishme dhe jep efekt diuretik i cili lufton mbajtjen e lëngjeve dhe inflamacionin. Për shkak të vitaminës E, e cila është një antioksidant i fuqishëm, uji i patëllxhanit është i dobishëm për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Për më tepër, ai është gjithashtu i pasur me natrium dhe kalium, të cilat janë të dobishme për përmirësimin e shëndetit të sistemit kardiovaskular dhe nervor.
Konsumimi i ujit të patëllxhanit është i dobishëm për detoksifikimin e trupit dhe kontrollin e metabolizmit. Përmbajtja e fibërave përmirëson punën e zorrëve dhe parandalon e problemet e tilla si: fryrje dhe kapsllëk (Konstipacion).
Fibrat gjithashtu përmirësojnë aftësinë tuaj për të absorbuar yndyrë nga zorrët, pa e lejuar atë të arrijë deri në arterie./tesheshi.com/