Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kufiri i integruar mes Kosovës dhe Shqipërisë i domosdoshëm, lutje që mos mbetet vetëm deklarativ

by te Sheshi
27/09/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Kufiri i integruar mes Kosovës dhe Shqipërisë i domosdoshëm, lutje që mos mbetet vetëm deklarativ

Nga Bashkim Kastrati

Paralajmërimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama se do të ketë për modernizmin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunim ekonomik është i mirëseardhur.

Rama u ka thënë medieve në Shqipëri se në vitin 2018 do të fillojë modernizimi kufitar Shqipëri Kosovë. Ai e ka quajtur të papranueshme situatën në kufirin midis dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës.

“Ne duam që më 1 janar, kufiri i Shqipërisë me Kosovën, të mos jetë më një torturë për bashkë-atdhetarët tanë nga ana tjetër e kufirit, sidomos në periudhën e pikut, por të jetë një kufi që të kalohet siç kalohet normalisht mes Gjermanisë dhe Francës. Besoj që mund ta bëjmë këtë gjë, që t’i çlirojmë më në fund njerëzit”, ka deklaruar Rama.

Ndërtimi i një pike të përbashkët kufitare dhe heqja e doganave gjithsesi do të nxiste zhvillimin ekonomik, do të forconte bashkëpunimin në fushën e tregtisë, por edhe në fushën e investime të përbashkëta dhe shkëmbimeve në aspektin e turizmit

Por në pikëpyetje mbetët zbatimi i ideve dhe iniciativave të tilla, kjo për faktin se ka pasur deklarata të shumta të lehtësimeve dhe bashkëpunimeve ekonomike nga qeveritarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, por në praktikë janë paraqitur probleme dhe pengesa të ndryshme, krejtësisht të panevojshme.

Prandaj edhe deklarata e fundit është pritur me skepticizëm nga përfaqësues të bizneseve, të cilët kërkojnë veprime konkrete në këtë drejtim, e jo vetëm deklarata politike dhe mbledhje të dy qeverive ku bëhen deklarata të mëdha dhe zotime për të bashkëpunuar në shumë fusha.

Ata thonë se janë bërë shumë deklarata edhe në të kaluarën për bashkëpunim ekonomik, eliminim të barrierave në mes këtyre dy shteteve, por që, sipas tyre, në realitet ato nuk kanë ndodhur.

Për të pasur një bashkëpunim më të lehtë ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ishin investuar miliarda euro në infrastrukturë. Autostrada Durrës – Kukës – Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët. Përveç kësaj, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar disa marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, por edhe në fusha tjera. Po ashtu, ishte nënshkruar edhe marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.

Krijimi i pikave doganore të përbashkëta, apo krijimi i kufirit të integruar me Shqipërinë është thuajse i vonuar, kjo për faktin se Kosova tashmë ka kufi të integruar me Serbinë, proces ky i prirë nga BE dhe i ndërmjetësuar në dialogun e Brukselit.

Në kuadër të projektit të gjerë të Menaxhimit të Integruar të Kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë në shkurt të këtij viti ishte bërë vendosja e gurit themeltar të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Merdare.

Autoritetet në Kosovës kishin theksuar se janë ndër shtet e para të rajonit që kanë vendosur dhe zbatojë politikat e menaxhimit të integruar të kufijve si një model i avancuar të kontrollit të kufijve në mbrojtje të sovranitetit.
Lehtësimet ndërkufitare lehtësojnë jetën e shqiptarëve

Ekonomisti Lulzim Beqiri ka thënë për tesheshi.com se çfarëdo bashkëpunimi ekonomik dhe sidomos lehtësimi ndërkufitar do të ishte në të mirë të ekonomisë së dy vendeve, e në veçanti të Kosovës, pasi që i jep dalje në Adriatik. Ai thotë se nga bashkëpunimet e tilla përfitojnë në radhë të parë qytetarët e Kosovës, ndërsa thotë se politikanët që janë në pushtet nuk po bëjnë hapa konkret për bashkëpunim më të madh me Shqipërinë.

“Kryeministri Rama ka qenë iniciator i shumë përpjekjeve për bashkimin e shqiptarëve sidomos në planin ekonomik, arsim kulturë etj, mbetet shqetësuese bashkëpunimi i Kosovës me palën shqiptare sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, kjo edhe për hatër të BE-së, dihet që Serbia ka vrarë mbi 13 mijë qytetar civilë të pambrojtur edhe ende BE dhe disa politikanë kosovar ia bëjnë aminin Serbisë dhe BE-së, kjo nuk do koment. Mendoj që pa humbur kohë duhet të ketë lehtësira në kufirin Kosovë Shqipëri”, thotë Beqiri. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Ish-komandanti i NATO-s: Maqedonia, shteti i rradhës që do të anëtarësohet në Aleancë

Ish-komandanti i NATO-s: Maqedonia, shteti i rradhës që do të anëtarësohet në Aleancë

Kur ndeshja del jashtë kontrollit, ja çfarë i ndodh arbitrit (video)

Kur ndeshja del jashtë kontrollit, ja çfarë i ndodh arbitrit (video)

Zbardhen dy arsyet sepse BE nuk ka çelur negociatat me Shqipërinë…

BE përcakton skemën e re të shpërndarjen së refugjatëve: ja shumat që përfitojnë shtetet pritëse

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni