Eshtë publikuar së fundi një deklaratë e dikurshme e ish-presidentit Rugova, ku në një intervistë ai shpalos vizionin e tij, shkurt, mbi atë që sot është tema më e nxehtë në aktualitetin kosovar: ndryshimi i kufijve me Serbinë, apo siç e përkufizon presidenti Thaçi, korrigjimi i kufijve.
Ky i fundit tha ditë më parë se kjo kishte qenë dhe ide e të ndjerit Rugova, gjë që u kundërshtua ashpër nga LDK.
Por kjo e dhënë e një të shkuare jo fort të largët, tregon se Thaçi nuk po ecën në një terren të pashkelur.
Deklarata e presidentit të ndjerë ka qenë:
“Për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare”. /tesheshi.com/