Deputetët Majlinda Bregu dhe Eduard Selami deklaruan sot para mediave se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka miratuar unanimisht për të votuar sot reformën në drejtësi.
Mirëpo Lulzim Basha dhe Sali Berisha, akuzuan Edi Ramën që kërkon të kapë sërish drejtësinë.
Ditën e djeshme Basha tha se është rënë dakord për çështjen e vetme ku palët ndahen, çka është kompetenca e Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Mirëpo mbrëmë në darkë, PD dhe LSI kërkuan që të diskutohet një çështje tjetër, pra të implementohej si me vetingun miratimi i anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ndërkohë sot, Sali Berisha akuzoi Ramën se me votën e transferueshme mund të kapë drejtësinë.
Në draftin aktual për drejtësinë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjidhen nga një sistem i delegueshëm, në bazë të kritereve të përcaktuara qartë. Pas mbarimit të këtyre kritereve, parlamenti voton anëtarët e këtyre këshillave me 94 vota.
Por PD dhe LSI kërkojnë që të zbatohet formula e komisionit të vettingut, ku mazhoranca dhe opozita kanë nga 6 vota secila, pra asnjëri nuk ka shumicën; por nëse LSI i bashkohet PD-sw bëhet 7 me 5, pra mund të kalojnë vendimet. Në rastin e vettingut ata nuk mund të rrëzojnë kollaj kërkesat për të hequr apo mbajtur një gjyqtar, pasi vjen i argumentuar, ndërsa në KLGJ dhe KLP kjo mazhorancë do të rikthente situatën aty ku është, pra siç jemi tani, ku një shumicë e thjeshtë në KLD vendos gjithçka.
Më poshtë po publikojmë vetëm nenin për Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të bërë diferencën se për çfarë po përplasen palët.
Neni 147
- Këshilli i Lartë Gjyqësor siguron pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e
pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.
- Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen
nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë zgjidhen nga
Kuvendi nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.
- Kriteret dhe procedura transparente dhe publike e përzgjedhjes dhe e renditjes së
kandidatëve gjyqtarë parashikohen me ligj. Anëtarët jo gjyqtarë përzgjidhen nga
radhët e juristëve të spikatur me jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesion, me
moral dhe integritet të lartë profesional. Kandidatët nuk duhet të jenë dënuar më
parë për kryerjen e një vepre penale. Ata nuk duhet të kenë mbajtur funksione.
politike në administratën publike dhe pozicione drejtuese në parti politike, gjatë 10
vjetëve të fundit përpara kandidimit.34
- Anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi
bazën e propozimeve, nga radhët e avokatëve, 1 anëtar, nga radhët e noterëve, 1
anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, 1 anëtar, nga trupa e pedagogëve jo
gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar, dhe nga shoqëria
civile, 1 anëtar. Për çdo vend vakant organizmat propozuese i paraqesin Këshillit të
Emërimeve në Drejtësi tre kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure
transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e
kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit.
- Kuvendi voton veçmas për secilin grup kandidatësh. Kur në votimin e parë
Kuvendi nuk arrin shumicën prej tri të pestave, organizmi propozues bën një
propozim të ri brenda 15 ditëve. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson dhe rendit
kandidatët brenda 7 ditëve nga dorëzimi i propozimeve të reja. Kuvendi voton për
kandidaturat e reja brenda 7 ditëve nga dorëzimi i vlerësimit dhe renditjes. Në rast se
kjo shumicë nuk arrihet as në votimin e dytë, kandidatët nga të dyja raundet që
renditen të parët për secilin grup konsiderohen të emëruar.
- Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor zgjidhet në mbledhjen e parë të Këshillit nga
radhët e anëtarëve jo gjyqtarë, me shumicën e të gjithë anëtarëve. Në rast se
kryetari nuk zgjidhet në mbledhjen e parë, anëtari më i vjetër në moshë nga radhët e
gjyqësorit organizon zgjedhjen e kryetarit me short në mbledhjen e radhës, e cila
zhvillohet e hapur. Kryetari qëndron në detyrë deri në përfundim të mandatit si
anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.
36
- Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ushtrojnë detyrën me kohë të plotë për një
periudhë prej pesë vjetësh, pa të drejtë rizgjedhjeje të njëpasnjëshme. Në përfundim
të mandatit anëtarët gjyqtarë rikthehen në vendet e mëparshme të punës. Anëtarët
jo gjyqtarë që përpara emërimit punonin me kohë të plotë në sektorin publik,
rikthehen në vendet e mëparshme të punës ose në pamundësi, në detyra të
barazvlefshme me to”. /tesheshi.com/