Rrugëve të Shqipërisë po endet këto ditë një person i çuditshëm, nga ata që të bëjnë ta mbash kokën gjatë të kthyer kah tij. Duket qartazi që nuk është shqiptar. E pohon që është irlandez dhe se udhëton në këmbë.
Nuk dihet sa, kur dhe ku është nisur, por me gjasë është prej atyre që e kanë pasion ecjen, në varësi të kauzës që mbrojnë. Të thotë se për destinacion ka Greqinë, sigurisht në këmbë.
Nuk është i vetëm në këtë aventurë, pasi e shoqëron dhe një qen. E bën të ditur dhe qëllimin e udhëtimit të tij të pazakontë: sensibilizimin personave që vuajnë nga sëmundja e rëndë e kancerit, që mos dorëzohen.
Në gjuhën tonë kemi atë shprehjen që thotë “ku të çon mushka?”. Në rastin e këtij irlandezi, “mushka” e tij është një pasion i bukur për jetën, shprehur me vitalitet dhe këmbëngulje. /tesheshi.com/