Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ku duhet kërkuar e provuar korrupsioni i pretenduar për çiftin Veliaj – Xoxa?

Rënia e fabulës së "derrkucit modest" në rrethana pushteti

by te Sheshi
16/02/2025
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ku duhet kërkuar e provuar korrupsioni i pretenduar për çiftin Veliaj – Xoxa?
107
SHARES

Duhet ditur fillimisht se vendimi gjyqësor ndaj Erjon Velijat është një lloj rekordi në historinë e jurispundencës shqiptare sa i përket volumit – 300 e ca faqe, tamam roman.

Duke u endur në të, të krijohet padyshim dhe një lloj konfuzioni; pra një paqartësi mbi të vërtetën e akullt nëse ka apo jo korrupsion të pastër. Por ajo e qarta në ato fashikuj plot me të dhëna hetimore, dyshime, hamendësime e deduksione, është pandjeshmëria deri në ekstrem e çiftit Veliaj – Xoxa për të qenë investues në imazhin e njerëzve të përkorë. Pra, duke mos zgjedhur të jenë deri dhe të vetëprivuar nga shumë të drejta normale njerëzore, siç është ajo për standart të lartë jetese, për hir të ruajtjes së imazhit të pastër në një vend ku i pushtetshmi politik shihet gjithnjë vëngër si abuzues e zhvatës.

Veliaj, si një ish-aktivist e denoncues i ashpër i korrupsionit politik dikur, një individ që i shkëlqen fytyra nga krenaria teksa pohon diku në një emision televiziv vite më parë se “bëjmë një jetë modeste ku kemi një derrkuc…”, duhej ta kishte të fortë fibrën e ruajtjes së këtij profili, gjë që nuk ka ndodhur as te ai e as te e shoqja e tij. Znj. Xoxa, qartazi ka qenë e panginjur në themelim shoqërish, organizatash apo OJQ-sh, që jo domosdoshmërisht e bëjnë të korruptuar. Por panginjshmëria e saj, në një lloj pandjeshmërie për të ruajtur sa më të pastër e të pacenuar profilin e tyre të një “jete modeste” në kushte pushteti, patjetër që i kompromenton moralisht.

Ku duhet kërkuar korrupsioni?

I gjithë ai proces gjigand hetimor, të gjithë ata fashikuj, ku faktet e detajet ziejnë në funksion të arritjes së një konkluzioni sa më bindës, sa më pak të diskutueshëm, duhet të kenë në thelb vetëm një aspekt si provë e qartë korrupsion: faktin që jo qindra apo mijëra, por qoftë dhe një lek i vetëm fond publik i Bashkisë së Tiranës, ka përfunduar, në rrugë të shkurtëra ose të gjata, të thjeshta apo të kamufluara, te xhepat e znj. Xoxa. Pra, qoftë dhe një qindarkë e vetme. Pasi nuk është fjala për sasi por për princip. Dhe nuk është fjala që kjo të ketë ndodhur me dashje. Qoftë dhe pa dashje të ketë ndodhur, nëse ka ndodhur, nuk ka më vlerë asnjë diskutim i mëtejshëm, pasi aty ka rënë e gjithë ngrehina e pretenduar morale e çiftit Veliaj – Xoxa dhe ata i kanë venë përfundimisht vulën vetes si të fajshëm penalisht e si të padenjë shoqërisht.

Thënë ndryshe, i gjithë hetimi, i gjithë procesi i nisur mbi pasurinë e tyre, edhe pa u ngatërruar në çështje vilash apo rrobash të blera me çmime të kripura, udhëtimesh apo hotelesh, duhet të provojë nëse qoftë dhe një 100 lekësh nga paratë e taksapaguesve ka ndjekur të tillë rrugë që ka përfunduar te derrkuci i tyre bashkëshortor. Po u provua kjo, shfrimet e Veliajt nga qelia ndaj prokurorit Dado e gjykatësit Bani janë dhe më poshtra se çdo aferë e dyshuar.

 Shfrimet                             

Shfrimet e Veliajt nga qelia duke bërë copë me gjuhën e tij nervoze dyshen prokuror-gjyqtar, tregojnë atë që është natyrë e tij, njerëzore e politike bashkë: papërunjësinë, mungesën totale të një etikete sado të paktë, shfaqur si arrogancë e padurueshme pushteti. Dhe e gjitha kjo gjen përputhshmëri me papërunjësinë e tij në nivel bashkëshortor për të patur një lloj pakti me të shoqen; atë të vetëprivimit në funksionit një profili të pacenuar moral në kushte ushtrimi pushteti. Me fjalë të tjera, as jua ka ndjerë se ç’do mendojë dynjaja për ta apo se një ditë mund të ballafaqohen më drejtësinë për pasurinë e tyre. Nga qelia, Veliaj i nxin lehtshëm e shpotit shfrenueshëm vendimmarrësit ligjorë ndaj tij, ngase këta të fundit nuk e kamë mundësinë e përgjigjes. Pra, opinioni nuk ka mundësinë që të dëgjojë dhe versionin e z. Dado mbi violinën në fëmijëri apo telefonatën e pretenduar në orët e mbrëmjes me znj. Xoxa. Kështu që mbetet vetëm ç’thotë apo ç’pretendon Veliaj. Dhe ç’mbetet në kërë rast? Mbetet ajo që thonë kolegët për Dadon dhe Banin: parimorë, të pakorruptueshëm e profesionistë në profilet e tyre. /tesheshi.com/            

Related Posts

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Dauti nga Nigeria, rënie në dashuri me Shqipërinë

Dauti nga Nigeria, rënie në dashuri me Shqipërinë

Mbyllja e Konferencës së Mynihut, mesazh shprese për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Mbyllja e Konferencës së Mynihut, mesazh shprese për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Pohimet naive të së dielës nga më i urryeri në planet

Pohimet naive të së dielës nga më i urryeri në planet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
“Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

“Lufta” që Starmer pritet të shpallë në Tiranë

15/05/2025
Fillon gjuetia teknologjike për nëndetëset ruse

Fillon gjuetia teknologjike për nëndetëset ruse

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni